Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se në një aksion të Policisë së Kosovës në veri të vendit janë zbuluar tre raketa hedhës krahu (zolla), dy helmeta balistike ushtarake, dy çanta ushtarake, një antiplumb dhe një gazmaskë.
Këtë ai e ka quajtur “terrorizëm i sponsorizuar nga Serbia”.
“Terrorizmi i sponsorizuar nga Serbia si në rastet si ky sot, nuk kanë dhe nuk do të kenë më vend në Kosovë. Nuk do të ndalemi, në çdo cep të Republikës sonë”.
Kontrolli u krye në hyrjen e dytë të kësaj ndërtese..
Siç ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani, i cili ndodhet në terren, në një banesë janë gjetur tri pushkë, helmeta, një maskë gazi, një jelek antiplumb dhe një çantë ushtarake.
Ai saktësoi se nuk ka të arrestua dhe se nuk dihet se për banesën e kujt bëhet fjalë.