Policia u kërkoi demonstruesve të çmontojnë tendat dhe të mbledhin sendet e tyre, si dhe i udhëzoi të zhvendosin kampin
Policia në kryeqytetin gjerman Berlin ka evakuuar një kamp të ngritur nga mbështetësit e Palestinës pranë ndërtesës së Kancelarisë, raporton Anadolu.
Policia e Berlinit tha se demonstratat që po mbahen për një kohë të gjatë kanë prekur një monument dhe kampi ka shkaktuar ndotje akustike, veçanërisht në ditët e fundit.
Policia gjithashtu tha se një masë kufizuese u vendos ndaj demonstratës dhe protestuesve iu treguan dy vende të ndryshme në mënyrë që të vazhdojnë demonstratën.
Policia u kërkoi demonstruesve të çmontojnë tendat dhe të mbledhin sendet e tyre, si dhe i udhëzoi të zhvendosin kampin.
Ndërkohë, policia mbylli hyrjet e kampit dhe një numër i madh i ekipeve të policisë u dërguan në vendngjarje. Një automjet ndalimi dhe një kamion qëndronin në gatishmëri për rezistencën e mundshme të protestuesve.