Policia e Kosovës mohon se kishte mjet shpërthyes në një automjet në Fushë Kosovë

Është raportuar se në rrugën magjistrale Prishtinë-Fushë Kosovë, gjegjësisht afër një pompe derivatesh është dyshuar për një mjet shpërthyes në një automjet.

Por, zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti ka mohuar se është gjetur diçka e dyshimtë.

“Pas përfundimit të  të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetë asgjë  dyshimtë”, ka thënë Ahmeti.

Kategoritë
LajmeVendi