Plani për “atentat”, Kurti: Ka shumë kërcënime nga strukturat të Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke komentuar planin për atentat ndaj tij, ka thënë se ka parë forca të shumta policore në Shkup gjatë mbledhjes që pati me partitë simotra të socialistëve.

Kurti ka theksuar se ka mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilat i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar.

“Sa erdha nga Shkupi, nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë që kishte shumë forca policore që u kujdesen për këtë mbledhje që e mbajtëm, e ku mysafiri special ishte përfaqësuesi i SPD-së gjermane, Lars Klingbeil”, ka thënë Kurti.

Sot Radiotelevizioni Publik i Kosovës raportoi duke u thirrur në burime se menjëherë pas mbledhjes së KS të OKB-së, këto burime kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka përpjekje për vrasjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit në Shkup, ku ka qëndruar mbrëmë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi