Plagosen 15 ushtarë izraelitë në Gaza në 24 orët e fundit

Plagosen 15 ushtarë izraelitë në Gaza në 24 orët e fundit

Ushtria izraelite njoftoi se në 24 orët e fundit në përleshjet në Rripin e Gazës, 15 ushtarë të tjerë janë plagosur, prej të cilëve 3 në gjendje të rëndë

Ushtria izraelite njoftoi se në 24 orët e fundit në përleshjet në Rripin e Gazës, 15 ushtarë të tjerë janë plagosur, prej të cilëve 3 në gjendje të rëndë, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e ushtrisë theksohet se në përleshjet në Rripin e Gazës janë plagosur 15 ushtarë të tjerë izraelitë, mes tyre edhe oficerë, 3 prej tyre në gjendje të rëndë.

Sipas të dhënave të fundit të ushtrisë izraelite, numri i ushtarëve izraelitë të plagosur që nga fillimi i operacionit tokësor më 27 tetor është rritur në 936, prej të cilëve 209 në gjendje të rëndë. Numri i përgjithshëm i të plagosurve që nga 7 tetori është 2.180 prej të cilëve 344 në gjendje të rëndë.

Numri i ushtarëve të vrarë izraelitë që nga 7 tetori kur nisën sulmet në Rripin e Gazës, është rritur në 502, prej të cilëve 168 gjatë procesit të pushtimit tokësor.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova