Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama nesër pritet të emërojë dy drejtorë të rinj. Gazeta Reporteri.net mëson se Bardh Krasniqi dhe Donat Lushaku, pritet të emërohen drejtorë të rinj në Komunën e Prishtinës.
Ish-basketbollisti, Bardh Krasniqi, do të emërohet drejtor i Sportit dhe Donat Lushaku, drejtor i Bujqësisë.
Bardh Krasniqi iu bashkua Lidhjes Demokratike të Kosovës në gusht të 2021-së. Derisa Donat Lushaku, aktualisht është zëdhënës i Komunës së Prishtinës, dhe në të kaluarën ka qenë drejtor i Katastrit.
Ndryshe, më 8 shkurt edhe zyrtarisht është prishur koalicioni qeverisës ndërmjet LDK-së dhe PDK-së.
Kryetari i Degës së PDK-së në kryeqytet, Uran Ismaili ka thënë se e ka njoftuar kryetarin e Komunës, Përparim Ramën, për shkëputjen e koalicionit.