“Ekipi i projektit po punon për të furnizuar kilovatin e parë atomik në sistemin energjetik të Turqisë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Dedusenko.
Puna kryesore e ndërtimit në njësinë e parë të termocentralit bërthamor të parë (Akkuyu) të Turqisë ka përfunduar, me sistemet dhe komponentët që tani po përgatiten për funksionim dhe verifikohen sipas standardeve të projektit, tha të enjten drejtuesi më i lartë i projektit, raporton Anadolu.
Kryetari i Bordit të drejtorëve të Shoqërisë Aksionare Bërthamore Akkuyu (Akkuyu Nuclear Joint Stock Company (JSC), Anton Dedusenko u tha gazetarëve në kuadër të Javës Botërore Atomike në Moskë se të katër njësitë në termocentralin bërthamor “Akkuyu” janë në ndërtim të njëkohshëm.
Fokusi i menjëhershëm vuri në dukje ai, është vënia në punë e njësisë së parë, e cila ka hyrë në një fazë para-vënieje në punë që përfshin testime gjithëpërfshirëse të sistemeve të saj.
Dedusenko tha se ndërtimi i impianteve hidraulike detare dhe bregdetare që do të furnizojnë ujë teknik në reaktorë është pothuajse i përfunduar, së bashku me përparimin në instalimin e shtigjeve të rrymës dhe pajisjeve përkatëse në ndërtesën e pajisjeve të ndërprerësit të izoluara me gaz, të cilat do të transmetojnë energji elektrike nga centrali në rrjet, me punimet që pritet të përfundojnë deri në fund të vitit 2025.
Ai e përshkroi pajisjen e ndërprerësit si thelbësore për operacionet, duke krahasuar reaktorin me zemrën e njeriut dhe pajisjen e ndërprerësit me sistemin nervor që shpërndan energji elektrike tek konsumatorët, kryesisht rrjeti kombëtar i Turqisë.
Dedusenko tha se vendosja në punë e një njësie bërthamore është një proces shumëfazor. “Një nga fazat e fundit të përgatitjeve për fillimin e njësisë së parë është tani duke u zhvilluar. Sistemet dhe komponentët e njësisë po bëhen funksionalë dhe po kontrollohen për përputhshmëri me kriteret dhe specifikimet e projektit”, tha Dedusenko.
“Këto masa janë të nevojshme për të përmbushur kërkesat e sigurisë bërthamore dhe për të siguruar funksionimin e besueshëm të centralit për shumë vite që do të vijnë”, theksoi ai.
Ekipi i projektit po punon për të furnizuar kilovatin e parë atomik në sistemin energjetik të Turqisë sa më shpejt të jetë e mundur, tha Dedusenko duke shtuar se pajisjet e ndërprerësve që duhej të rikontraktoheshin nga Kina në vitin 2024 pas vonesave në furnizim nga një furnizues i mëparshëm pritet të jenë gati për t’u furnizuar këtë vit.
– Furnizuesit bërthamorë turq hyjnë në arenën globale
Dedusenko nënvizoi rolin në rritje të furnizuesve turq në projekt. Ndërsa vëllimi fillestar i lokalizimit u vlerësua në 4 miliardë dollarë, ai tha se shifra tani ka arritur në 11 miliardë dollarë kur përfshihen pagesat e taksave ndaj Turqisë.
Rreth 2.000 kompani janë bashkuar si furnizues dhe kontraktorë, duke ofruar materiale, pajisje, shërbime dhe logjistikë në vend. Shumica e materialeve të ndërtimit të përdorura në vend prodhohen në vend, shtoi ai.
Dedusenko theksoi se kompanitë turke janë përshtatur shpejt me kërkesat e sektorit bërthamor duke përmirësuar proceset e prodhimit dhe duke fituar certifikim për të ofruar produkte më komplekse.
“Ato po rrisin vëllimet e porosive dhe po bëhen më konkurruese”, tha Dedusenko i cili shtoi se shumë tani po synojnë pjesëmarrjen në projekte bërthamore jashtë vendit.
Si shembuj, ai përmendi Nuclear Technical Support JSC (NUTED), organin e mbështetjes teknike të rregullatorit bërthamor të Turqisë, i cili nënshkroi kontratë për të ofruar shërbime inspektimi të pajisjeve për projektin “Paks-2” të Hungarisë. Sipas tij, kompanitë turke të ndërtimit po kontribuojnë gjithashtu në termocentralin bërthamor “El-Dabaa” në Egjipt.