Ministri Hekuran Murati ka nisur sot raportimin e tij në Komisionin parlamentar për Arsim, duke thënë se përfaësuesi in SBASHK-ut, Ymer Ymer është me një parti politike. Ymeri, në një bisedë në Frontal të T7 flet për diskutimet e sotme me ministrin.
Përfaqësuesi i SBASHK-ut tregon se i ka thënë sot ministrit Murati se nëse cështja kryesore është se kush nga SBASHK me cilën parti është, atëherë ai është i gatshëm t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje, për ta arritur zgjidhjen e ngërçit.
“I thash z. Murati, nëse është zgjidhje, unë po kaloj në Vetëvendosje. Nëse problemi i krejt kësaj zgjihdje është kjo, unë mund të kalojë në Vetëvendosje brenda 2-3 ditëve”, thotë Ymeir.
“Hyrja në këto biseda, për ne, është një tentim për të mos u ndal greva. Ministri Murati më shumë tentojke ta thëllojë ndasinë se sa të ofrojë”, ka thënë Ymeri.