Një urie masive e shkaktuar nga bllokada e ndihmave në Gaza po vret banorët e atij territori, deklaroi drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ndërsa më shumë se 100 organizata i kanë kërkuar Izraelit të lejojë furnizimet për të zbutur krizën.
“Nuk di si mund ta quani ndryshe përveç ‘uri masive’, e shkaktuar nga veprime njerëzore, dhe kjo është shumë e qartë. Është për shkak të bllokadës,” tha Tedros Ghebreyesus në një konferencë virtuale për shtyp nga Zyrihu.
Letra, e nënshkruar nga 109 agjenci përfshirë Mjekët pa Kufij, Oxfam International dhe Amnesty International, thotë se qeveria izraelite po pengon organizatat humanitare të shpërndajnë ndihmat jetësore në mënyrë efektive.
“Pikërisht jashtë Gazës, në depo – madje edhe brenda vetë Gazës – ka tone ushqimi, ujë të pastër, furnizime mjekësore, strehimore dhe karburant që qëndrojnë të patrazuara, dhe organizatave humanitare nuk u lejohet qasja ose dërgimi. Kufizimet, vonesat dhe fragmentimi nga ana e qeverisë izraelite nën rrethimin e plotë kanë krijuar kaos, uri dhe vdekje,” thanë ata.
Në deklaratë citohet një punonjës humanitar në Gaza që tha: “Fëmijët u thonë prindërve se duan të shkojnë në parajsë, sepse të paktën në parajsë ka ushqim.”
Numri në rritje i njerëzve që vdesin nga mungesa e ushqimit është pasojë e krizës së uri që grupet humanitare paralajmërojnë prej muajsh se është e pashmangshme. Së paku 10 persona kanë vdekur nga uria në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e viktimave nga uria në 111, përfshirë 80 fëmijë, njoftoi të mërkurën autoriteti shëndetësor i Gazës. Raportet për njerëz që humbasin ndjenjat nga uri gjatë rrugës drejt pikave të shpërndarjes dhe pamjet e kufomave me brinjë të dukshme janë bërë të zakonshme.
Shpërndarja ditore mesatare e ndihmave është rreth 28 kamionë mallra humanitare. Përpara luftës, rreth 500 kamionë ndihma hyjnë çdo ditë në Gaza për të ushqyer mbi 2 milion banorë.
Ndërsa ura përhapet, vrasjet e civilëve nga Izraeli janë shtuar. Një person vritet nga forcat izraelite çdo 12 minuta në korrik, duke e bërë atë një nga muajt më vdekjeprurës të luftës në Gaza, sipas një analize të të dhënave të OKB-së.
Të mërkurën, sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 21 persona, prej të cilëve më shumë se gjysma gra e fëmijë, njoftuan autoritetet shëndetësore palestineze. Ushtria izraelite tha se bëhet fjalë për “intensifikim” të veprimeve në qytetin e Gazës dhe veri të Gazës.
Mes të vrarëve janë dy gazetarë palestinezë, Tamer al-Za’anin dhe Walaa al-Jabari, kjo e fundit shtatzënë, duke e çuar numrin e punonjësve të mediave të vrarë në territorin e Gazës që nga fillimi i luftës në 229.