Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, pak para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, foli për marrjen në pyetje nga Njësiti për Krime Ekonomike të Policisë së Kosovës.
“ Ajo që raportojnë mediat nuk e marrë hiç seriozisht, as si të vërtetë. Është interes i Kosovës, në radhë të mirë interes për mua që të zbardhet çdo detaj për pretendimet që i kanë ngritur mekanizmat e drejtësisë. Unë jam i hapur dhe bashkëpunues. Libër i hapur për çdo veprim si ministër”, tha Peci.