Peci: Kurti ka dhënë oferta konkrete, partitë duhet të reflektojnë

Deputeti i betuar i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka reaguar pas dështimit të 50-të të seancës konstituive, duke zbuluar se kryeministri Kurti ka bërë oferta konkrete për bashkëqeverisje ndaj disa partive, përfshirë Nismën dhe në një fazë më të hershme edhe LDK-në, raporton Ekonomia Online.

Ai theksoi se kjo është një periudhë vendimtare, dhe të gjitha partitë duhet t’i thërrasin arsyes për të dalë nga bllokada institucionale.

“Kryeministri Kurti ka pasur ofertë konkrete për disa parti politike, ka dhënë ofertë edhe për Nismën, e në një fazë të mëhershme LDK’së. Përderisa i ezauruam 50 seanca dhe jemi në një javë që gjykata ka thënë që 30 ditë janë të rëndësishme për konstituimin e kuvendit. Është java që një mundësi ideale që partitë politike të reflektojnë dhe të lëvizin nga kjo qasje rigjide.

Në një situatë ku dy parti kanë ofertë për bashkëqeverisje, në një situatë kur jemi në javën që unë du me besu që do të ketë reflektim nga partitë politike në rast se nuk do të kemi reflektim nga Nisma dhe LDK, po si bashkëkryetar i GUXO është faza kohore që të gjitha partitë duhet ‘ti thirrin arsyes dhe të shohin mundësitë reale të diskutimit që të shkojmë në zgjedhje”, tha ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi