Peci ia rikujton Osmanit: Po të zbatohej Marrëveshja e Washingtonit, do të kishim gazin e hekurudhat

Presidentja Vjosa Osmani në SHBA deklaroi se Marrëveshja e Washingtonit, e nënshkruar në shtator të 2020-ës mes Kosovës dhe Serbisë, është zbatuar.

“Po te ishte zbatuar Marreveshja e Washingtonit, sot Kosova do kishte gazin dhe do te behej nyje e shperndarjes se tij ne Shqiperine veriore, Mal te Zi dhe Serbi, si dhe nyje shume e rendesishme e infrastruktures rrugore dhe hekurudhore e rajonit! Mos te harrojme se ne vitin 2021, zyrtare te Qeverise se Kosoves e quanin ate gaz si “gaz rus” – dhe ate gazin qe do te shperndahej nga Greqia qe ne nje mase te konsiderueshmr do te vinte aty nga SHBA-te ne forme te lenget!”, tha ai.

“Perpos kesaj do e kishim mbyllur edhe ceshtjen e menaxhimit te ujerave ne Liqenin e Ujmanit me Serbine. Dokumentin e fisibilitetit te hartuar nga SHBA-te per kete ceshtje as qe e shqyrtoi Qeveria e Kosoves – me demek e hudhi ne shporte! Do te ishte mire qe te behet nje vleresim zyrtar i Zbatimit te Marreveshjes se Washingtonit, ose ne vertete nuk ka nevoje fare te behet, pasi nga qielli mund te shihet se ajo nuk eshte zbatuar! Mos-zbatimi i kesaj marreveshjeje eshte gabimi me i madh dhe me pasoja afatgjate gjeopolitike per Kosoven i Qeverise Kurti 2!”, tha Peci.

Kategoritë
LajmeRajoni