Ministri në detyrë i Bujqësisë , Faton Peci, doli sot me deklaratë, pas marrjes në pyetje një ditë më parë nga Njësia e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës.
Ai tha se rreth 30 mijë fermerë, që përfitojnë subvencione dhe grante, më së miri e dinë se në funksion të kujt e ka kryer detyrën zyrtare.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se epilogu i këtij procesi do të jetë i njohur.
“Jam i bindur që epilogu i këtij procesi do të jetë i njohur për ju sikurse është i njohur për rreth 30 mijë fermerë, që përfitojnë në baza vjetore subvencione dhe grante e që njëherit janë dëshmitarët më të vëmendshëm në cdo cep të Kosovës. Ata, më së miri e dinë se në funksion të kujt, e kam kryer detyrën zyrtare”, ka shkruar mes tjerash ai.