artia Demokratike e Kosovës ka shprehur mirënjohje për gazetarët, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.
Në një komunikatë për media, PDK ka thënë se është për keqardhje rënia e Kosovës në vendin e 99-të në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit.
“Kjo rënie nuk është faj i gazetarëve, por pasojë e drejtpërdrejtë e një ambienti represiv, të frikës dhe shantazhit që kjo qeveri ka krijuar për mediat dhe profesionistët e informacionit.
Në vend të mbështetjes së gazetarisë së lirë, pushteti aktual ka zgjedhur të sulmojë gazetarët, t’i etikojë ata, t’i injorojë pyetjet legjitime dhe të favorizojë propagandën mbi transparencën.
Ky regres është aktakuzë politike dhe morale për Qeverinë e Kosovës” – thuhet tutje.