PDK: Dështimi i menaxhimit të pandemisë në shkolla u bë pasojë i infektimit të nxënësve dhe mësimdhënësve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, ka thënë sot në një konferencë për media se Qeveria e Kosovës ka dështuar të menaxhojë pandeminë në shkollat e Kosovës duke mos ofruar masa mbrojtëse ndaj covid-19, ku si pasojë, shumë shkolla u mbyllën e shumë nxënës e mësimdhënës u infektuan me virus.

Ai tha se shumë shkolla në mbarë vendin u lan nga qeveria pa dezinfektues dhe nuk u bë dezinfektimi i hapësirave shkollore.

“Sot shkollat në Kosovë nuk janë të furnizuara me dezinfektues, nuk bëhet dezinfektim i rregullt i hapësirave publike në shkolla, nuk dërgohen fare ekipet mjekësore të cilat duhet të përkujdesen për shëndetin e nxënësve, mësimdhënësve, stafit teknik dhe administrativë, si rezultat i këtij moskujdesi virusi po përhapet me shpejtësi të madhe në shumë shkolla anë e kënd Kosovës”, tha ai.

Hoxha po ashtu theksoi faktin se qeveria aktuale e Avdullah Hotit, njësoj si qeveria e Albin Kurtit po dështon në ofrimin e mësimit online, ku nxënësit kosovarë po humbin komplet një vit shkollor duke shikuar vetëm ligjërata të përsëritura në televizion.

“Qeveria e mëhershme e Albin Kurtit në kohen e pandemisë la pa inkuadruar në mësim online rreth 32,000 nxënës në Kosovë apo rreth 11% të numrit të përgjithshëm të nxënësve, kryesisht fëmijë të familjeve nën asistencë sociale, dhe fëmijë me nevoja te veçanta.Dështim i njëjtë po ndodh edhe me qeverinë Hoti, e cila u mundua të kamufloj një strategji të organizimit të mësimit në kohë pandemie përmes tri skenarëve  A, B dhe C. Një qeveri që del me tre skenarë, tregon që nuk e ka as edhe një të vetëm” shtoi ai.

Ai paralajmëroi se si PDK, qysh nga java e ardhshme do të ndërmarrin veprime dukke ftuar në përgjegjesi Minsitrin e Arsimit dhe Shkencës, për të gjitha veprimet dhe mos veprimet e tij./Gazetaere

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi