Pasi e siguruan mandatet, Lista serbe lëshon seancën

Deputete e Listës serbe të cilët u paraqitën për herë të parë në Kuvend pas më shumë se pesë muajve, kishin një synim, mosdjegien e mandateve. Ata, menjëherë e kanë lëshuar sallën e Kuvendi vetëm pesë minuta sapo ajo kishte filluar, raporton Ekonomia Online.

Ata janë pritur në Hollin e Kuvendit nga mediat për arsyen e largimit nga Kuvendi por që të njëjtit nuk janë deklaruar.

Mungesa e tyre në Kuvend shpesh ka qenë cak i diskutimeve se nuk përfaqësojnë e nuk përçojnë interesat e qytetarëve serbë në institucionin më të lartë të Republikës së Kosovës.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 70, pika 5, mandati i deputetit përfundon kur mungon gjashtë muaj rresht në seancat e Kuvendit.

Kategoritë
LajmeVendi