Në fluturimin e EasyJet nga aeroporti i Lutonit, pranë Londrës, drejt Glasgout, pasagjeri Abhay Nayak brohoriste slogane islame dhe kërcënonte se kishte bombë. Sipas njoftimeve të TRT-së, më vonë u vërtetua se Nayak aspak nuk ishte musliman.
“Pasagjeri, identifikuar si 41-vjeçari Abhay Nayak, prezantoi në mënyrë të rreme veten si musliman dhe brohoriti slogane në arabisht dhe kërcënime me bombë, duke detyruar avionin të bënte ulje emergjente. Tani ai përballet me disa akuza penale,” raportoi TRT.
Gjatë fluturimit të EasyJet nga Luton drejt Glasgout, një prej pasagjerëve kërcënoi se kishte bombë, dhe u neutralizua nga një pasagjer tjetër përpara se të arrestohej nga policia pas uljes në Skoci.
Për më tepër, ai brohoriti “Allahu Akbar” dhe “vdekje Amerikës dhe Donald Trumpit”, presidentit të SHBA-së.
Ai u kap nga pasagjeri Zoran Nasetski, i cili ka origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia, dhe aktualisht jeton në Mbretërinë e Bashkuar.