Pas kërkesës së Presidentes Osmani, administrata Trump e vazhdon programin e MCC-së në Kosovë

Presidentja Osmani njoftoi se pas kërkesës së saj për vazhdimin e programit të MCC-së në Kosovë, është informuar nga Zv. Sekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, se  Administrata Trump ka miratuar vazhdimin e këtij programi për Kosovën.

Postimi i saj i plotë:

Pas takimeve të shkëlqyeshme në Washington D.C ku diskutuam për rëndësinë e Kompaktit të MCC për Kosovën, jam informuar edhe zyrtarisht nga Zv. Sekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, se Administrata Trump ka miratuar vazhdimin e këtij programi për Kosovën — një program me ndikim transformues për sektorin e energjisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën!

Mirënjohje e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi