Partia Nacionaliste Skote qëndron pranë Palestinës: Thirrje Londrës për njohje të shtetit dhe ndalim të shitjes së armëve Izraelit

Partia Kombëtare Skote (SNP) i ka bërë thirrje qeverisë britanike të “ndalojë me justifikimet” dhe, si shumë vende të tjera evropiane, të njohë zyrtarisht një shtet të pavarur palestinez, njofton agjencia DPA. Ky apel erdhi pas deklaratave të presidentit francez Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas Macronit, njohja e shtetësisë palestineze është “rruga e vetme drejt paqes”.

SNP ka kërkuar edhe ndalimin e eksportit të armëve britanike për Izraelin, duke akuzuar qeverinë se dështoi të përdorë fuqinë e saj për të ndihmuar në përfundimin e konfliktit në Gaza, duke “përfshirë në vrasje”.

“Nëse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të gjente edhe pak vendosmëri dhe guxim, ajo do të kishte fuqinë për të vepruar”, tha Brendan O’Hara, përfaqësuesi i SNP-së për çështjet e Lindjes së Mesme.

Sipas tij, qeveria laburiste duhet të ndërmarrë sa më shpejt dy hapa: të ndalojë shitjen e armëve për Izraelin dhe të njohë shtetin palestinez.

Partia theksoi se 144 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Irlandën, Spanjën dhe Norvegjinë, kanë njohur tashmë Palestinën.

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, David Lammy, deklaroi në fillim të javës se qeveria është “plotësisht e përkushtuar” për njohjen e shtetësisë palestineze, por refuzoi të përmendë një datë të saktë, duke shtuar se situata është “dynamike”.

Kategoritë
BotaLajme