Parlamenti dënoi “fuqishëm” sulmet “e liga” të Izraelit kundër Sirisë, veçanërisht në Damask dhe riafirmoi mbështetjen për popullin sirian.
Parlamenti turk të mërkurën vonë miratoi mocionin e kryeparlamentarit që dënon sulmet e Izraelit në Siri, raporton Anadolu.
Parlamenti dënoi “fuqishëm” sulmet “e liga” të Izraelit kundër Sirisë, veçanërisht në Damask dhe riafirmoi mbështetjen për popullin sirian.
“Dënojmë fuqimisht sulmet e liga të Izraelit ndaj Sirisë, veçanërisht ato që synojnë Damaskun. E përsërisim mbështetjen tonë për popullin sirian”, tha rezoluta.
Izraeli kreu të mërkurën sulme ajrore në Damask, duke shënjestruar Ministrinë e Mbrojtjes dhe zonat pranë pallatit presidencial.
Goditjet erdhën ndërsa Izraeli rifilloi sulmet në provincën jugore Suwayda, duke paralajmëruar se do të vazhdojë nëse forcat siriane nuk tërhiqen.
Ushtria siriane kishte vendosur trupa në zonë për të rivendosur rendin pas përleshjeve midis grupeve të armatosura druze dhe beduine që rezultuan në të paktën 30 të vdekur.
Ushtria izraelite pretendon se operacionet janë për të mbrojtur pakicën druze.