Parlamenti izraelit do të votojë javën e ardhshme për rivendosjen e dënimit me vdekje për të burgosurit palestinezë

Parlamenti izraelit, Knesseti, do të votojë javën e ardhshme për një projektligj që do të mundësonte ekzekutimin e të burgosurve palestinezë.

Ky hap vjen pas presionit të ministrit izraelit të ekstremit të djathtë për sigurinë kombëtare, Itamar Ben-Gvir, i cili ka kërcënuar se do ta tërheqë mbështetjen e tij për legjislacionin e koalicionit nëse ligji nuk miratohet.

Njoftimi u bë të hënën mbrëma në një deklaratë nga Ofir Katz, shefi i koalicionit në qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

“Pas takimit midis kryetarit të Komitetit për Sigurinë Kombëtare, Tzvika Foghel, kryetarit të koalicionit Ofir Katz dhe këshilltarit ligjor të Knessetit, Sagit Afik, u ra dakord që javën e ardhshme të mbahet një diskutim i ri për projektligjin mbi dënimin me vdekje për terroristët (që nënkupton të burgosurit dhe të ndaluarit palestinezë), pas së cilës do të zhvillohet votimi në fund të seancës,” thuhet në deklaratë.

Në të njëjtën deklaratë, Katz citohet të ketë thënë se “koalicioni është plotësisht i përkushtuar miratimit sa më të shpejtë të ligjit”.

“Ituroj urimet e mia kryetarit të koalicionit, deputetit Ofir Katz, për njoftimin se votimi për ligjin e dënimit me vdekje do të mbahet javën e ardhshme pas diskutimit të ri. Gjithashtu përgëzoj anëtarët e Komitetit për Sigurinë Kombëtare, të kryesuar nga deputeti Tzvika Foghel nga partia Otzma Yehudit, për përpjekjet e tyre të palodhshme për ta avancuar këtë ligj brenda komisionit,” deklaroi Ben Gvir.

Kategoritë
BotaLajme