Chris Dolan, profesor dhe ekspert rreth sigurisë kombëtare, inteligjencës, sigurisë kibernetike dhe luftës hibride, njëkohësisht njohës shumë i mirë i situatave politike në Ballkan, ka thënë se mos ftesa nga Ambasada Amerikane, për kryeministrin Albin Kurti është se marrëdhëniet mes ShBA’së dhe Kosovës po përkeqësohen, shkruan Gazeta Metro.
Dolan ka paralajmërua se marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA po përkeqësohen.
Ndërsa ka theksuar se mos ftesa nga Ambasada Amerikan për kryeministrin Kurti është sinjal i fuqishëm për përkeqësimin e raporteve mes dy vendeve. Ndërsa ka shtuar se kjo nuk është në të mirë të asnjërës palë.
I njëjti edhe mbrëmë përmes një postimi në Twitter kishte thënë se bisedat për qeverinë e Kosovës qarqeve të institucioneve më të larta amerikane, në Washington D.C, nuk janë edhe të mira.
”Bisedat brenda qarqeve te DC për qeverinë e Kosovës janë të këqija. Vërtet të këqija. Negative dhe kritikuese,” ka shkruar ai. /gazetametro.net

