Ish deputeti i VV-së, Fatmir Humolli, thotë se Kombet e Bashkuara asnjë problem në botë nuk e kanë zgjedhur.
Fatmir Humolli në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se nëse Tirana dhe Prishtina duan paqe në Ballkan, ajo do arrihet vetëm kur politikës shovene serbe i tregohet se nuk ka më vend në Ballkan.
“Kombet e Bashkuara sa e di asnjë problem në botë nuk e kanë zgjedhur! Këshilli i Sigurimit përmes Rezolutës 1244 e njeh sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën. Tirana dhe Prishtina duhet me i tregu të gjithëve nese duan paqe në Ballkan, e kjo do të arrihet vetëm kur politikës shovene serbe i tregohet se nuk ka vend në Ballkan”, potencoi ai