Pamje tmerruese gjatë fluturimit Prishtinë-Bazel: Udhëtarët përplasen për tavan nga turbulencat

Gjatë fluturimit Prishtinë – Bazel udhëtarët kanë parë tmerrin me sy. Aeroplani u përcoll me turbulenca të frikshme. “Daily Mail” ka publikuar pamjet me titullin “stjuardesja fluturon nga turbulenca e dhunshme”.

Në videon e publikuar tregohet se bëhet fjalë për fluturimin nga Prishtina për në Bazel të Zvicrës, dhe pamjet tregojnë qartë dëmet që shkaktojnë të dridhurat brenda aeroplanit.

Mirjeta Basha, qytetarja e cila i ka dërguar videon “Daily Mail”, ka thënë për gazetën se ajo ishte e sigurt se avioni do të përplasej.

Fatmirësisht për të gjithë, aeroplani arriti të aterojë por nga lëndimet e marra gjatë turbulencave, 10 persona patën nevojë për trajtim mjekësor në spital.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=536679168439618

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi