Pamje shqetësuese po qarkullojnë nga Shëngjini, ku shihet se kanalizimet po derdhen aty ku lahen pushuesit.
Një turist nga Maqedonia e Veriut, sipas JOQ, ka denoncuar kushtet e rënduara të plazhit dhe shërbimin e dobët në një prej resorteve të zonës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Sipas tij, përballë resortit, në plazhin kur laheshin turistet, kanalizimet kalojnë në ujë dhe deti është shumë i ndotur, duke e bërë qëndrimin aty të pamundur.