Në pamje, palestinezët shihen që zhvendosen me automjete, mjete të ndryshme si karroca të tërhequr nga ato vetë ose kafshë si dhe duke i mbajtur sendet e tyre mbi shpinë
Pas sulmeve që ushtria izraelite kreu në veri të qytetit të Gazës, palestinezët filluan të zhvendosen drejt “zonave të sigurta”, raporton Anadolu.
Banorët palestinezë të zonës u nisën me sendet që mundën të marrin me vete, drejt zonave për të cilat ata mendojnë se janë të sigurta.
Në pamje, palestinezët shihen që zhvendosen me automjete, mjete të ndryshme si karroca të tërhequr nga ato vetë ose kafshë si dhe duke i mbajtur sendet e tyre mbi shpinë.
Qyteti i Gazës, të cilin Izraeli po përgatitet ta pushtojë, ndodhet në veri të Rripit të Gazës dhe shumë zona në veri janë nën pushtimin izraelit. Me të ashtuquajturat “urdhra evakuimi”, Izraeli po i detyron palestinezët të zhvendosen me forcë.
Për shkak të sulmeve izraelite dhe shkatërrimeve të rënda rreth 1 milion palestinezë në Gazën veriore janë duke luftuar për mbijetesë. Plani i pushtimit synon të zhvendosë 1 milion palestinezë nga Gaza veriore përmes të ashtuquajturave “urdhra evakuimi”, duke i detyruar ata të migrojnë në zona në rajonin qendror.
Palestinezët, të cilët janë zhvendosur shumë herë që nga fillimi i sulmeve më 7 tetor 2023, do të detyrohen përsëri të marrin rrugët e zhvendosjes sipas planit të pushtimit.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur mbi 62.190 ndërsa numri i të plagosurve mbi 157.110.