Palestinezët në sulme: Njerëzit nuk flenë kurrë, zhurma e shpërthimeve nuk ndalet kurrë

Raportet e fundit palestineze për sulmet ajrore të natës në të gjithë Gazën përshkruajnë ngjarje të tmerrshme që synonin dehumanizimin.

Palestinezët në Gaza raportuan sulme ajrore izraelite gjatë natës të shtunën në të gjithë territorin e rrethuar, përfshirë në jug, ku Izraeli u ka thënë civilëve të kërkojnë strehim ndërsa operacioni i tij tokësor intensifikohet në veri të Gazës, raportoi Associated Press.

Raed Mattar, i cili u largua nga Gaza veriore në fillim të luftës dhe po fshihet në një shkollë në qytetin jugor të Khan Younis, tha se dëgjoi shpërthime, me sa duket nga sulmet ajrore.

“Njerëzit nuk flenë kurrë. Zhurmat e shpërthimeve nuk ndalen kurrë. Bombardimet po afrohen çdo ditë e më shumë. Ne nuk dimë ku të shkojmë,” tha Mattar, sipas Guardian.

Sulme ajrore u raportuan gjithashtu në qytetin e Gazës, ndërsa sulmet goditën periferinë perëndimore të qytetit dhe pranë spitalit al-Quds.

Ushtria izraelite ka goditur vazhdimisht pranë spitalit ditët e fundit, tha Adly Abu Taha, një banor i qytetit të Gazës, i cili është fshehur në kompleksin e spitalit për tre javët e fundit.

Kategoritë
BotaLajme