Banorët e Gazës ecën kilometra për të arritur në pikën e shpërndarjes së ndihmës humanitare në Kryqëzimin e Evakuimit, që ndodhet në jug të qytetit Khan Younis në Gazën jugore, ku arritën të merrnin sasi të vogla mielli
Palestinezët u dyndën për në qendrën e shpërndarjes së ndihmave të martën në Gazën jugore me shpresën për të marrë një sasi të kufizuar mielli, raporton Anadolu.
Banorët e Gazës ecën kilometra për të arritur në pikën e shpërndarjes së ndihmës humanitare në Kryqëzimin e Evakuimit, që ndodhet në jug të qytetit Khan Younis në Gazën jugore, ku arritën të merrnin sasi të vogla mielli.
Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka ndjekur një ofensivë brutale kundër Gazës që nga tetori 2023, duke vrarë mbi 59.100 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.