Në video mund të shihet se si palestinezët të moshave të ndryshme burra e gra, mundohen që të braktisin vendin e tyre në këmbë, kuaj ose vetura
Për shkak të sulmeve intensive të ushtrisë izraelite në zonën Jabalia në veri të Rripit të Gazës, palestinezët u detyruan të migrojnë në qendër të qytetit të Gazës me çdo send që mund të merrnin me vete, raporton Anadolu
Në video mund të shihet se si palestinezët të moshave të ndryshme burra e gra, mundohen që të braktisin vendin e tyre në këmbë, kuaj ose vetura.
Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli ka vrarë mbi 62.700 palestinezë në Gaza. Fushata ushtarake e ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet një uri të rëndë.
Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.