Pak orë para takimit në Bruksel, Lajcak habit të gjithë: Nuk e di çfarë përmban drafti për Asociacionin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka thënë para raundit të ri të negociatave në Bruksel se statuti i Bashkimit të Komunave Serbe në Kosovë duhet të jetë i pranueshëm nga të dyja palët dhe në përputhje me standardet evropiane.

“Ekipi drejtues do të prezantojë draftin. Ne nuk e dimë se çfarë ka në të, por duhet të jetë fillimi i procesit. Së fundi, duhet të kemi një statut të pranueshëm për të dyja palët, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, në përputhje me standardet evropiane. Ky është hapi i parë i rëndësishëm”, tha Lajçak për agjencinë kroate të lajmeve “Hina”.

Ai shtoi se në fund do të varet nga të dyja palët se si do të duket statuti.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi