Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë, László István Dux.
Gjatë ceremonisë, Presidentja Osmani i uroi mirëseardhje ambasadorit Dux, duke theksuar faktin se Hungaria ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
“Presidentja Osmani vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe shprehu përkushtimin për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në arsim dhe ekonomi”, tha Presidenca në njoftim.