Osmani për tërmetin në Turqi: Trimëria e vendosmëria e FSK’së ngjallë shpresë në këtë tragjedi

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka deklaruar se trimëria dhe vendosmëria e ushtarëve të FSK’së për të shpëtuar jetë nga rrënojat e tërmeteve shkatërruese në Turqi ngjallë shpresë në këtë tragjedi që ka shkaktuar trishtim në çdo cep të botës, shkruan Gazeta Metro.

Ajo, përveç kësaj, në postimin në Facebook, ka falënderuar FSK’në, që po japin shkëndija shprese në tërë këtë dhimbje e trishtim.

Trimëria dhe vendosmëria e palëkundur e ushtarëve tanë për të shpëtuar jetë nga rrënojat e tërmeteve shkatërruese në Turqi ngjallë shpresë në këtë tragjedi që ka shkaktuar trishtim në çdo cep të botës.

Heroizmi i treguar nga Forca jonë e Sigurisë na kujton dhembshurinë dhe solidaritetin e popullit tonë për të qëndruar krah për krah me miqtë tanë në kohë sfiduese.

Faleminderit FSK që në tërë këtë dhimbje e trishtim, na jepni shkëndija shprese. Jemi krenar me ju! /gazetametro.net

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi