Osmani nga Japonia: Nesër Kosova shënon Ditën e Çlirimit, ku përfundoi regjimi gjenocidal

Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin në ceremoninë zyrtare të Ditës së Kosovës në EXPO 2025, në Osaka, Japoni.

Në fjalimin e saj, Presidentja Osmani tha se “nesër është Dita e Çlirimit në Kosovë, dita kur populli ynë u lirua përfundimisht nga një regjim genocidal – një ditë që nderon guximin e atyre që luftuan për lirinë tonë, kujtimin e atyre që dhanë sakrificën më të madhe dhe fuqinë e aleancave që na ndihmuan kur kishim më së shumti nevojë.”

Tutje, Presidentja theksoi se, “sot, Kosova është një demokraci që shikon drejt të ardhmes, e udhëhequr nga sundimi i ligjit, me një brez të ri vizionar dhe e përkushtuar thellësisht ndaj vlerave euro-atlantike.”

Ajo foli edhe për raportet e Kosovës me Japoninë.

“Mbështetja e vazhdueshme e Japonisë për popullin tonë, sidomos pas luftës dhe gjatë fazave të ndryshme të rindërtimit, nuk do të harrohet kurrë. Ajo ka formësuae themelin e fortë të miqësisë që gëzojmë sot. Ndërsa Kosova vazhdon rrugën e zhvillimit dhe forcimit të pozitës së saj ndërkombëtare, presim me padurim thellimin e mëtutjeshëm të këtij partneriteti”, tha Osmani.

Kategoritë
LajmeVendi