Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka siguruar qytetarët se nuk ka arsye për shqetësim apo panik, pasi institucionet e sigurisë janë të mobilizuara dhe kanë gjithçka nën kontroll, raporton Ekonomia Online.
Ajo tha se ka ndarë informacionet me aleatët ndërkombëtarë, duke kërkuar mbështetje për të ndalur përshkallëzimin e planifikuar nga Serbia.
Osmani theksoi se gënjeshtrat e Serbisë janë pjesë e propagandës, njësoj si para aktit të agresionit në shtator të vitit 2023.
“Kam pasur takime me institucionet e sigurisë, jemi siguruar që ka mobilizim e duhur për mbrojtjen e vendit. Po ashtu, kam ndarë këto informata me aleatët tanë të sigurisë, duke kërkuar mbështetjen për ta ndaluar përshkallëzimin e planifikuar nga ana e Serbisë. Gënjeshtrat e Serbisë, kinse ajo nuk ndërmerr hapa destabilizues, janë pjesë e propagandës së tyre.
Deklarata të tilla kishin edhe pak para aktit të agresionit të shtatorit të vitit 2023, por edhe në çdo akt agresioni tjetër. I siguroj qytetarët e Kosovës se nuk ka arsye as për shqetësim e as për panik, sepse institucionet tona janë në krye të detyrës për mbrojtjen e kufijve dhe të sigurisë së të gjithë qytetarëve tanë. Kërcënimet nga Serbia janë të vazhdueshme, megjithatë institucionet tona i kanë gjithçka në kontroll, në bashkëpunim të ngushtë edhe me aleatët tanë.:, theksoi ajo