“Që nga 15 gushti 2025, uria në Qytetin e Gazës (niveli 5 i IPC, i njohur si niveli katastrofik) u konfirmua nga prova të arsyeshme”, thuhet në raport
Organizata mbikëqyrëse e mbështetur nga Kombet e Bashkuara (OKB), Klasifikimi i Fazës së Sigurisë Ushqimore të Integruar (IPC), raportoi se që nga 15 gushti, uria në Qytetin e Gazës ishte konfirmuar nga prova të arsyeshme, transmeton Anadolu.
IPC ka publikuar raportin e saj të fundit mbi situatën në Rripin e Gazës, i cili është shtyrë në uri për shkak të Izraelit.
“Që nga 15 gushti 2025, uria në Qytetin e Gazës (niveli 5 i IPC, i njohur si niveli katastrofik) u konfirmua nga prova të arsyeshme. Pas 22 muajsh konflikti brutal, më shumë se gjysmë milioni njerëz në Rripin e Gazës përballen me kushte katastrofike të karakterizuara nga uria, varfëria dhe vdekja”, thuhet në raport.
Raporti gjithashtu deklaroi se kjo zi buke pritet të përhapet në Rripin e Gazës.
Sipas raportit parashikohet që uria të zgjerohet në Deir al-Balah dhe Khan Younis të Rripit të Gazës deri në fund të shtatorit.
Kequshqyerja në Gaza kërcënon jetën e 132 mijë fëmijëve nën 5-vjeç deri në qershor të këtij viti, përfshirë 41 mijë raste të rënda, tha raporti.