Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rreth 12,000 fëmijë vuajnë nga uria në Rripin e Gazës

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi sot se afërsisht 12,000 fëmijë nën moshën pesë vjeç vuajnë nga uria akutë në Rripin e Gazës.

Blokada izraelite e ndihmave humanitare po përkeqëson çdo ditë gjendjen e banorëve, të cilët prej javësh ndodhen në prag të mbijetesës biologjike.

“Në korrik, tek rreth 12,000 fëmijë nën pesë vjeç në Gaza u konstatua uria akutë, që përbën numrin më të lartë mujor të regjistruar ndonjëherë,” tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Sipas të dhënave të OBSH-së, nga fillimi i vitit deri më 29 korrik kanë vdekur të paktën 99 persona për shkak të urisë, përfshirë 64 të rritur dhe 35 fëmijë.

Agjencia globale për monitorimin e urisë ka njoftuar se kjo gjendje po përhapet veçanërisht mes fëmijëve, që po vdesin nga pasojat e urisë.

Zyra për Koordinim Humanitar të Kombeve të Bashkuara (OCHA) raportoi se konsumi i ushqimit në Gaza ka rënë në nivelin më të ulët që nga fillimi i luftës.

Kategoritë
BotaLajme