Opozitari serb Jovanovic për ‘tradhtarin’ Vucic: U konfirmua që pranoi shkëputjen e krahinës tonë jugore

Opozitari serb Jovanovic për ‘tradhtarin’ Vucic: U konfirmua që pranoi shkëputjen e krahinës tonë jugore

Kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë, Millosh Jovanoviq, tha se pritshmëria e shprehur e zyrtarëve evropianë që marrëveshja franko-gjermane të zyrtarizohet deri në fund të janarit 2024, konfirmon edhe një herë se marrëveshja në fjalë është pranuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe se tani nga Serbia pritet vetëm të vendoset nënshkrimi.

“Edhe një herë theksojmë se marrëveshja franko-gjermane, e cila në mënyrë implicite njeh shkëputjen e krahinës sonë jugore, është antikushtetuese dhe antishtetërore dhe si e tillë është absolutisht e papranueshme”, tha Jovanoviq, raporton n1info, transmeton Klan Kosova.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova