OKB: Qindra kamionë me ndihma duhet të dërgohen çdo ditë për t’i dhënë fund urisë në Gaza

“Nevoja në Gaza është aq e madhe sa duhet të mbërrijnë qindra dhe qindra kamionë. Madje, jo çdo ditë, çdo javë, por për muaj, ndoshta për vite”, tha Jens Laerke

Zëdhënës i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA), Jens Laerke tha se “Nevoja në Gaza është aq e madhe sa duhet të mbërrijnë qindra dhe qindra kamionë. Madje, jo çdo ditë, çdo javë, por për muaj, ndoshta për vite”, transmeton Anadolu.

Ai tha se “nuk duhet të pritet që të gjithë të duartrokasin ose të shprehin mirënjohje” për sasinë e vogël të ndihmës që ka mbërritur së fundmi në Gaza.

“Ka nevoja shumë të mëdha, ku njerëzit me kuptimin e plotë të fjalës po vdesin çdo ditë. (Ndihma) është vërtet disproporcionale. Nevoja në Gaza është aq e madhe sa qindra e qindra kamionë duhet të mbërrijnë. Dhe jo çdo ditë, jo çdo javë, por për muaj, ndoshta për vite. Jemi në prag të urisë. Kjo nuk është diçka që do të përfundojë brenda natës”, tha Laerke.

Vetëm ndihma nuk mund ta zgjidhë gjithmonë problemin, tha ai, duke shtuar se kamionët që transportojnë ndihma në Gaza duhet të mbërrijnë gjithashtu në zonë.

Pasi rikujtoi se ndihma humanitare është falas, Laerke tha se “Menjëherë jashtë Gazës, ne kemi mijëra tonë ndihma, përfshirë ndihmën ushqimore të paguara nga donatorët. Donatorët presin që kjo t’u jepet atyre që kanë nevojë falas dhe është detyra jonë ta bëjmë këtë. Megjithatë, ne nuk po e shohim lehtësitë të nevojshme për ta bërë këtë”.

– Gaza po vdes nga uria

Rripi i Gazës, nën sulmet izraelite dhe nën rrethim të rreptë që kufizon ndihmën humanitare, po përjeton katastrofë humanitare, me uri të përhapur dhe mungesë uji, ilaçesh, furnizimesh mjekësore dhe furnizimesh higjienike.

Vdekjet për shkak të urisë, veçanërisht të fëmijëve, janë në rritje në Rripin e Gazës. Qarqet lokale dhe ndërkombëtare theksojnë se Izraeli përdor “urinë dhe etjen si armë”.

Ushtria izraelite, e cila ka shkatërruar 88 për qind të Rripit të Gazës duke bombarduar edhe infrastrukturën civile, shpeshherë shënjestron palestinezët që ka zhvendosur me urdhra të dëbimit në zonat ku ata strehohen.

Numri i njerëzve të zhvendosur nga sulmet dhe urdhrat e dëbimit të Izraelit në Gazën e cila ka popullsi prej afërsisht 2.3 milionë banorësh, raportohet të ketë arritur në 2 milionë dhe se shumë njerëz janë zhvendosur disa herë.

Të privuar nga furnizimet bazë, palestinezët luftojnë për të mbijetuar në tenda të improvizuara ose në shkolla të mbipopulluara ku mungojnë furnizimet higjienike ndërsa lavamanët janë të pamjaftueshëm dhe sëmundjet infektive po përhapen.

Ndërkohë, ushtria izraelite me sulmet e përditshme që kryen bombardon tendat dhe strehimoret civile të të zhvendosurve. Mbi 61 mijë palestinezë janë vrarë dhe mbi 150 mijë të tjerë janë plagosur në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.

Kategoritë
BotaLajme