OKB-ja merret me të qarën e burrave, por s’flet për dhunimin e ujgureve në Kinë

Shumë përdorues të Twitter-it janë tallur me Kombet e Bashkuara pasi faqja e saj për gratë publikoi një listë të gjërave që duhet të normalizohen për burrat, në mesin e të cilave ishte edhe e qara.

Te gjërat tjera në listën e organit të OKB-së për barazi gjinore dhe fuqizim të grave përfshihen edhe ndarja e kujdesit, shfaqja e emocioneve, kërkimi i ndihmës dhe ndarja e ndjenjave, shkruan Fox News

Shumë përdorues të rrjetit të famshëm filluan të tallen me këtë postim, por edhe ta kritikojnë organizatën rreth prioriteteve.

“Ndoshta organi i OKB-së për barazi gjinore dhe fuqizim të grave do të duhej të përqendrohej në çështje më të ngutshme në lidhje me të drejtat e njeriut”, shkroi një përdorues, duke ia bashkëngjitur postimit një link të BBC-së për dhunimin e grave ujgure në Kinë dhe një pamje ku ka kërkuar për këtë çështje në faqen e OKB-së, por nuk ka gjetur asgjë.

Një person tjetër shkroi: “1.2 miliard dollarë të taksapaguesve amerikanë në punë”, duke ia bashkëngjitur postimit postimin e OKB-së.

Kategoritë
BotaLajme