OBI do të mbajë takim të jashtëzakonshëm për masat kundër sulmit ndaj Kuranit

OBI do të mbajë takim të jashtëzakonshëm për masat kundër sulmit ndaj Kuranit

Në takim synohet të diskutohen masat që do të merren kundër veprimeve të tilla dhe do të paraqitet qëndrim i përbashkët kundër mosrespektimit të Kuranit

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) më 2 korrik do të mbajë takim të jashtëzakonshëm në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite për të diskutuar djegien e Kuranit në Suedi, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të siguruara nga burimet diplomatike, në takimin e OBI-t të planifikuar më 2 korrik do të diskutohen masat kundër sulmit ndaj Kuranit të kryer më 28 qershor në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm.

Takimi i jashtëzakonshëm i Komitetit Ekzekutiv me pjesëmarrje të hapur në të cilin mund të marrin pjesë përfaqësuesit e përhershëm të të gjitha vendeve anëtare të OBI-t, si dhe vendet anëtare të Komitetit ekzekutiv të OBI-t në të cilin përshihen Türkiye, Arabia Saudite, Gambia, Pakistani, Mauritania dhe Kameruni, do të mbahet me kërkesë të Arabisë Saudite, e cila ka presidencën e radhës të Samitit të OBI-t.

Në takim synohet të diskutohen masat që do të merren kundër veprimeve të tilla dhe do të paraqitet qëndrim i përbashkët kundër mosrespektimit të Kuranit.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova