Kamionët që nisen nga Egjipti kalojnë përmes pikën kufitare Rafah dhe ndalohen në pikën kufitare Karam Shalom në anën izraelite për kontrolle të sigurisë
Një numër i kufizuar i kamionëve me ndihma humanitare vazhduan të hyjnë në Gaza përmes pikës kufitare Rafah nga Egjipti mes krizës së urisë që ka kapluar enklavën, raporton Anadolu.
Kamionët që nisen nga Egjipti kalojnë përmes pikën kufitare Rafah dhe ndalohen në pikën kufitare Karam Shalom në anën izraelite për kontrolle të sigurisë.
Kriza e urisë e shkaktuar nga bllokada izraelite vazhdon të zgjerohet në enklavën palestineze. Që nga tetori i vitit 2023, të paktën 61.158 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit në Gaza, përfshirë 193 palestinezë të cilët kanë vdekur nga uria ndër të cilët 96 janë fëmijë.
Ministria e Shëndetësisë së Gazës njoftoi se që nga 27 maji 1.655 palestinezë u vranë dhe mbi 11.800 të tjerë u plagosën teksa përpiqeshin të marrin ndihmë humanitare. Izraeli ka vendosur bllokadë në Gaza për 18 vjet ndërsa që nga 2 marsi ka mbyllur të gjitha kalimet kufitare, duke bllokuar hyrjen e ndihmës humanitare dhe duke përkeqësuar kushtet për popullsinë prej 2.4 milionë banorësh të enklavës.
Sipas Zyrës së medias së Qeverisë së Gazës, Izraeli gjatë 10 ditëve ka lejuar vetëm 843 kamionë me ndihma që nga 27 korriku, shumë më pak se 6 mijë kamionët e nevojshëm për të përmbushur nevojat e përditshme të banorëve.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për luftën në enklavën palestineze.