Njohja franceze e Palestinës do të thotë dy gjëra në skenën botërore

Eksperti francez, Joseph Ataman ka analizuar njoftimin e mbrëmjes së kaluar të presidenti francez, Emmanuel Macron se ai do ta njohë Palestinën si shtet të pavarur në muajin shtator.

Ai thekson se kjo, para së gjithash, do të thotë se presidenti francez ndien se ka ardhur koha për veprim konkret.

Liderët e Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë pritet të bisedojnë nesër për të kërkuar veprim urgjent lidhur me përkeqësimin e krizës humanitare në Gazë.

Më shumë se 1.000 banorë të Gazës janë vrarë ndërsa përpiqeshin në mënyrë të dëshpëruar të siguronin ushqim, dhe dhjetëra kanë vdekur nga uria.

Nga ana tjetër, kjo sugjeron një “shenjë dëshpërimi” nga ana e Macronit, sipas CNN-it.

“Macron është një njeri që e preferon krijimin e koalicioneve në arenën ndërkombëtare – fuqia në numra zakonisht është strategji fitimtare”, vlerëson analisti i CNN-it.

Ky veprim, i pari nga një fuqi e madhe perëndimore, mund të ushtrojë presion mbi aleatët e tjerë që të ndjekin shembullin e Francës.

“Elysse me siguri shpreson në një efekt domino në të gjithë Perëndimin,” thuhet më tej.

Macron, të kujtojmë, ka deklaruar “të qëndrueshëm ndaj përkushtimit historik për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, kam vendosur që Franca ta njohë shtetin e Palestinës. Shpalljen solemne do ta bëj në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator”.

Ndryshe, të paktën 142 nga 193 shtetet anëtare të OKB-së e njohin ose planifikojnë të njohin shtetin palestinez. Megjithatë, disa vende perëndimore me ndikim – përfshirë Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë – e kanë refuzuar një gjë të tillë.

Kategoritë
BotaLajme