Njoftohet për detajet e tubimit solidarizues me popullin e Gazës që do mbahet në Prishtinë

Pjesëtarë të shoqërisë civile mbajtën të mërkurën e 6 gushtit konferencë për media për të informuar  lidhur me procesin dhe përmbajtjen e tubimit solidarizues për popullin e Gazës, ku treguan më shumë mbi rrjedhën e organizimit të tyre që do të zhvillohet

“Tema e konferencës është informimi i publikut mbi procesin dhe përmbajtjen e aktivitetit që do të organizohet të shtunën në orën 7 në mbrëmjë në sheshin e Prishtinës, para Ministrisë së Kulturës. Aktiviteti në fjalë ka të bëjë me Gazën. Programi ynë do fillojë me një ekspozitë i cili do të përfshijë disa elemente simbolike me qëllim që të prezantojmë gjendjen dhe vuajtjen e popullit të Gazas në këto ditë që janë duke përjetuar. Në vazhdim të aktivitetit tonë do të kemi disa fjalime të shkurtra dhe pas fjalimeve të shkurtra që do të përcjellen mesazhe për solidarizim dhe paqe do të kemi edhe një videomesazh nga një student të Gazës që aktualisht jeton në Stamboll për studime”, tha njëri nga qytetarët organizues.

“Më 9 gusht ne nuk mblidhemi për të qenë kundër dikujt por për të qenë me dikë. Për fëmijët që po vdesin pa emër, për nënat që nuk kanë më zë për të qarë. Ne jemi për jetën kur ajo po dhunohet. Jemi për drejtësinë kur ajo po nëpërkëmbet, për dinjitetin njerëzor kur ai po fshihet nga hartat dhe titujt. Jemi për ata që nuk kanë më askënd për t’i mbrojtur, për dinjitetin njerëzor kur ai po fshihet nga hartat dhe titujt, jemi për ata që nuk kanë më askënd për t’I mbrojtur dhe që nuk e kanë luksin për të heshtur”, shtoi bashkëorganizatori tjetër.

Kategoritë
LajmeVendi