Sinead O’Connor ka vdekur një vit pas vdekjes së djalit të saj 17-vjeçar Nevi’im Nest Ali Shane O’Connor.
Djali i saj i ka marrë jetën vetes janar 2022, pasi u arratis nga një spital ku po trajtohej për probleme të shëndetit mendor.
Pas vdekjes së djalit të saj, këngëtarja u shtrua në spital për mjekim pasi deklaroi se donte të vriste veten. Më pas ajo tha se nuk donte të jetonte më dhe se të gjithë do të ishin më mirë pa të. Ajo i kalonte ditët e vetme, dhe mendon se e ka merituar sepse është një “përbindësh”.
Këngëtarja vuante nga çrregullimi bipolar dhe në vitin 2017 ajo shqetësoi publikun kur zbuloi se kishte dashur të vriste veten gjatë dy viteve të fundit.
“Unë jam plotësisht vetëm, nuk kam njeri në jetën time. Aktualisht jetoj në një motel në New Jersey. Psikiatri im është njeriu më i ëmbël në botë dhe thotë se jam heroina i tij, kjo është e vetmja gjë që më mban gjallë tani. Fakti që jam heroina e tij, është pak patetike”, tha këngëtarja.
O’Connor lindi në një familje të trazuar në Dublin më 8 dhjetor 1966. Më vonë në jetë, ajo pohoi se filloi të kishte probleme me shëndetin mendor, sepse ishte abuzuar fizikisht dhe seksualisht nga nëna e saj si fëmijë.

