Një vajzë 11-vjeçare vdiq pasi u sëmur gjatë një fluturimi nga Stambolli në Nju Jork të dielën. Në avion ka qenë një mjek që i ka dhënë ndihmën e parë dhe avioni ka bërë një ulje urgjente në Budapest të Hungarisë, ku po priste një ambulancë, por vajza nuk mundi të shpëtonte.
Vajza, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, u sëmur ndërsa fluturimi i Turkish Airlines ishte rrugës për në SHBA, tha linja ajrore në një deklaratë. “Stafi ynë kërkoi ndihmën e të gjithë mjekëve në aeroplan me altoparlant dhe kapiteni e devijoi menjëherë avionin për në Budapest”, tha linja ajrore, siç raportohet nga NBC News.
“Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, fatkeqësisht nuk arritën ta shpëtojnë atë”
Një mjek që ishte në mesin e pasagjerëve e trajtoi vajzën ndërsa ekuipazhi përgatitej për një ulje urgjente në aeroportin Ferenc Liszt të Budapestit. Pasi avioni u ul, ekipet e emergjencës hynë në aeroplan për të ndihmuar vajzën, sipas Turkish Airlines. “Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, fatkeqësisht nuk kanë arritur ta shpëtojnë”, kanë thënë ata.
Të afërmit e vajzës lanë avionin në Budapest. Disa orë më vonë, fluturimi vazhdoi në itinerarin e planifikuar dhe avioni u ul në Nju Jork me 4 orë e gjysmë vonesë. Deri më tani nuk dihet nëse vajza kishte nënshtetësi turke apo amerikane.

