Një ushtar britanik humb jetën në një “aksident në stërvitje” në Irakun verior

“Me keqardhje të thellë mund të konfirmojmë se ka ndodhur një aksident gjatë stërvitjes në veri të Irakut” më 31 maj, në të cilën një pjesëtar i Ushtrisë Britanike humbi jetën, tha Ministria britanike e Mbrojtjes

Një pjesëtar i ushtrisë britanike ka vdekur në një aksident gjatë stërvitjes në veri të Irakut më 31 maj, konfirmoi të hënën Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, transmeton Anadolu.

“Me keqardhje të thellë mund të konfirmojmë se ka ndodhur një aksident gjatë stërvitjes në veri të Irakut” më 31 maj, në të cilën një pjesëtar i Ushtrisë Britanike humbi jetën, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Ajo tha se familja e ushtarit është njoftuar.

“Mendimet dhe ngushëllimet tona janë me familjen dhe miqtë në këtë kohë të trishtë”, shtohet në deklaratë.

 

Kategoritë
BotaLajme