Sipas burimeve spitalore, foshnja 5-muajshe palestineze Ghadir Bireyka, që jetonte në qytetin Khan Younis në Gazën jugore, vdiq nga kequshqyerja e rëndë
Një tjetër foshnjë ka vdekur nga uria dhe kequshqyerja në Rripin e Gazës, ku po përjetohet zi buke për shkak të sulmeve dhe bllokadës izraelite, raporton Anadolu.
Sipas burimeve spitalore, foshnja 5-muajshe palestineze Ghadir Bireyka, që jetonte në qytetin Khan Younis në Gazën jugore, vdiq nga kequshqyerja e rëndë.
Foshnja palestineze ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin “Nasser” në Khan Younis.
Familja e foshnjës Bireyka tha se foshnja e tyre 5-muajshe vdiq si pasojë e kequshqyerjes së rëndë dhe pamundësisë për të pasur akses në kujdesin shëndetësor të nevojshëm pas lindjes, si pasojë e bllokadës dhe sulmeve të vazhdueshme në Gaza.
Deri më sot, 197 persona, përfshirë 96 fëmijë, kanë vdekur nga uria në Rripin e Gazës.
– Gaza po vdes nga uria
Rripi i Gazës, nën sulmet izraelite dhe një rrethimi të rreptë që kufizon hyrjen e ndihmës humanitare, po përjeton katastrofë humanitare, me uri të përhapur dhe mungesë uji, ilaçesh, furnizimesh mjekësore dhe materialesh higjienike.
Vdekjet nga uria, veçanërisht midis fëmijëve, po rriten në Rripin e Gazës. Qarqet lokale dhe ndërkombëtare thonë se Izraeli përdor “urinë dhe etjen si armë”.
Ushtria izraelite, e cila ka shkatërruar 88 për qind të Gazës duke shkatërruar edhe infrastrukturën civile, shpesh synon palestinezët e zhvendosur me urdhër dëbimi në zonat ku ata janë strehuar.
Raportohet se numri i njerëzve të zhvendosur nga sulmet dhe urdhrat e deportimit izraelit në Gaza, e cila ka një popullsi prej afërsisht 2,3 milionë banorësh, ka arritur në 2 milionë dhe shumë njerëz janë zhvendosur disa herë.
Të privuar nga furnizimet bazë, palestinezët e zhvendosur përpiqen të mbijetojnë në tenda të improvizuara ose në shkolla të mbipopulluara ku furnizimet higjienike janë të pakta, sëmundjet infektive janë të përhapura.
Me sulme të përditshme ushtria izraelite bombardon tendat dhe strehimoret civile të personave të zhvendosur.