Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për blerje dhe shitje të narkotikëve

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për blerje dhe shitje të narkotikëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurin G.K nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Gjykata Themelore në Prishtinë.“Gjyqtarja e Procedurës Paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të pandehurit G.K iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, masa e paraburgimit është caktuar në kuptim të nenit 184 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 , pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në njoftim

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova