Një foshnje e porsalindur gjendet në një qese pranë deponisë së mbeturinave në Prishtinë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në afërsi të një deponie mbeturinash në Prishtinë, ku është gjetur një foshnje e posalindur brenda në një qese plastike.

Lidhur me këtë është deklaruar Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Ata kanë thënë se prokurori kujdestar është njoftuar për rastin dhe se po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore për çështjen.

“Ju njoftojme se Prokurori kujdestar eshte njoftuar per rastin aktual, eshte ne ndermarrjen te gjitha masave dhe veprimeve hetimore per kete çeshtje.”

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi