Një euro ora për parkim në qendër të Prishtinës nga e mërkura

Nga e mërkura në dy zona të kryeqytetit, në qendër dhe periferi do të fillojë aplikimi i pagesës për parkim veture me kohë e çmim të caktuar.

Në zonën “Qendër”, e cila përfshinë unazën nga rruga “Agim Ramadani”, “Luan Haradinaj” e ku përfshihet edhe mensa e studentëve do të paguhet një euro ora, derisa maksimumi i parkimit të veturës është 120 minuta, njofton Klan Kosova.

Ndërsa zona e dytë, përfshinë lagjet “Dardania”, ‘Ulpiana”, “Bregu i Diellit” ku për parkim veture qytetarët do të paguajnë më pak.

Po ashtu përmes një konference për media, bashkë me të parin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Prishtina Parking”, Liridon Restelica, bëri të ditur se edhe banorët rezidentë të lagjeve përkatëse në kryeqytet duhet të paguajnë për vend të sigurt për parkim veture.

Zona qendër, duhet të paguajnë 100 euro viti apo 10 euro muaji, zona e dytë 70 euro viti e zona e tretë (periferia e kryeqytetit) duhet të paguajnë 50 euro vitin.

Kategoritë
LajmeVendi